Hamdi Nuhiju
Lufta politike
brenda shqiptare në Maqedoni ka filluar që të ndryshoje formën nga tragjike në
tragjiko-komike. Po lexoj dhe dëgjoj akuza të ndryshme prej më banaleve që nuk
kanë të bëjnë aspak me të gjithë procedurat demokratike dhe politike në vend.
Beteja
politike midis BDI-së, Aleancës për shqiptarët në njërën anë dhe Lëvizjes Besa
në anën tjetër duket sikur po nervozon opinionin e përgjithshëm por edhe i ka
futur në përplasje aktivistët e të gjitha palëve. Arsyeja e akuzave të ndërsjella
midis aktivistëve të BDI-së dhe Lëvizjes Besa është mospranimi i Talat Xhaferit
për kryetar të Parlamentit nga ana e Lëvizjes Besa. Dhe kjo gjë në opinion po
interpretohet edhe si tradhti kombëtare.
Por si është e vërteta
e kësaj beteje të pakuptimtë midis BDI-së, Aleancës për shqiptarët në njërën anë
dhe Lëvizjes Besa në anën tjetër?
Dihet mirëfilli se
me votat e LSDM-së, BDI-së dhe Aleancës për shqiptarët Talat Xhaferi mund të
zgjidhet pa probleme kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, pa
pasur nevojë për nënshkrimet e Lëvizjes Besa.
Përderisa Talat
Xhaferi mund të zgjidhet kryetar parlamenti edhe pa ato nënshkrime, pse aq shumë
insistohet në nënshkrimet e Lëvizjes Besa? Ky lloj insistimi i palogjikshëm nxjerr
në pah disa interpretime që mund të janë ose të mos janë të vërteta:
1. LSDM dëshiron që
ta dobësoj Lëvizjen Besa: Ky interpretim i parë ka të bëjë me rrezikun që
LSDM-ja sheh për votuesit e saj shqiptar nga Lëvizja Besa. Për këtë arsye me
çdo kusht tenton që Lëvizjen Besa ta përlyej me përkrahjen e saj të dhunshme
ndaj BDI-së.
2. BDI dëshiron që
ta lidh Lëvizjen Besa me VMRO-në: Disa pikëpamje po qarkullojnë në terren se
BDI-ja dëshiron me çdo kusht që ta fus në kurth Lëvizjen Besa dhe ta lidh atë
me VMRO-DPMNE-në. Përmes mos përkrahjes së kandidatit të tyre për kryetar të
Parlamentit, në opinion Lëvizja Besa do të akuzohet se është në një vijë me
VMRO-DPMNE-në dhe në këtë mënyrë shpreson në rritjen e rejtingut të saj të
cunguar.
3. Aleanca për
shqiptarët nuk dëshiron të dëgjoj për Lëvizjen Besa: Dhe kjo gjë mund të
shikohej prej në aeroplan. Qysh prej daljes në skenën politike, Aleanca për
shqiptarët sipas këtij interpretimi vazhdimisht ka kurthuar Lëvizjen Besa duke e
paraqitur atë si tekanjoze, ndërsa vet duke e luajtur rrolin e viktimës. Në këtë
mënyrë gjithmonë kur në opinion ka sulme ndaj Lëvizjes Besa, më të zëshëm në shpërndarjen
e atyre sulmeve janë aktivistët e Aleancës për shqiptarët.
4. VMRO-DPMNE do
që ta zhduk prej skenës politike Lëvizjen Besa: Ky lloj i interpretimit thotë se
përmes përmendjes së vazhdueshme të ridefinimit plan programit të Lëvizjes
Besa, Gruevski të gjitha të këqijat që kanë ndodhur në Republikën e Maqedonisë
dhe që do të ndodhin edhe në të ardhmen dëshiron që t`ia përshkruaj Lëvizjes
Besa. Funksionarët partiak të VMRO-DPMNE-së nuk kanë lënë rast pa e përmendur idenë
e ridefinimit si rrezik për ekzistencën e Republikës së Maqedonisë si shtet. Ose
të heqim dorë nga ridefinimi ‘Lëvizja Besa’, thotë interpretimi, ose të shkatërrohet
Maqedonia.
5. Lëvizja Besa
po luan rrolin e viktimës: Interpretimi i fundit është se Lëvizja Besa ka
lidhur marrëveshje të fshehta me VMRO-DPMNE-në për zgjedhjet lokale, ndërsa në
opinion po luan rrolin e viktimës. Në këtë mënyrë Lëvizja Besa flet hapur kundër
politikanëve të korruptuar të BDI-së për t`ia çuar qejfin VMRO-DPMNE-së, me qëllim
që t`ia rrit rejtingun VMRO-DPMNE-së dhe Lëvizjes Besa.
Këto interpretime
po qarkullojnë në opinion si tek njëra anë po ashtu edhe tek ana tjetër. Ku
fshihet e vërteta për mos përkrahjen e Lëvizjes Besa të kandidatit të BDI-së për
kryetar parlamenti?
A u bë kiameti pse
Lëvizja Besa nuk e përkrahi kandidaturën e Talat Xhaferit për kryetar të
Parlamentit? Këto pyetje mund që të gjejnë përgjigje në qasjen e Lëvizjes Besa
dhe të BDI-së e Aleancës për shqiptarët ndaj platformës shqiptare dhe zbatimit
të saj.
No comments:
Post a Comment